75 Mall Live Search
17:06 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / G T

Shtëpia e Bardhë reagon pas refuzimit të hyrjes së gjyqtarit Omar Abdulkadir në SHBA

Shtëpia e Bardhë ka reaguar lidhur me vendimin e autoriteteve amerikane për t’i refuzuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara gjyqtarit, Omar Abdulkadir Artan.

Në deklaratën zyrtare thuhet se gjatë kontrolleve shtesë të kryera nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP), janë zbuluar informacione që e bëjnë personin të papranueshëm për hyrje në territorin amerikan sipas Ligjit për Imigracionin dhe Kombësinë, shkruan Indeksonline

“Pas një inspektimi të mëtejshëm nga CBP, u zbuluan informacione negative, përfshirë lidhje të dyshuara me persona të lidhur me organizata terroriste. Kjo e bën udhëtarin të papërshtatshëm për t’u pranuar në Shtetet e Bashkuara sipas Ligjit për Imigracionin dhe Kombësinë”, thuhet në reagim.

Shtëpia e Bardhë theksoi se administrata e presidentit Donald Trump do të vazhdojë të zbatojë masa të rrepta sigurie në kufijtë e vendit për Kupën e Botës që nis nga nesër 11 qershor.

“Administrata e presidentit Trump nuk do të lejojë asnjë kërcënim për sigurinë të hyjë në vendin tonë, pa asnjë përjashtim”, përfundon deklarata./Indeksonline/