75 Mall Live Search
19:12 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / MSH1

Vjosa Osmani viziton komunën që i nxori faqebardhë në zgjedhje

Vjosa Osmani kaloi sot ditën në Istog, për t’i falënderuar qytetarët që votuan vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bartësja e listës së LDK-së u takua me qytetarët që e nxorën LDK-në si partinë më të votuar në këtë komunë, shkruan IndeksOnline.

“Është vetëm fillimi!

Është vetëm hapi i parë!

Prandaj, sot ishim në Istog për t’i falënderuar veprimtarët dhe aktivistët që u angazhuan për fitore, të udhëhequr nga Kryetari Ilir Ferati. Puna e tyre u bë me gjithë zemër dhe pa kursyer asgjë. Kështu punohet, kështu fitohet. Kështu do të vazhdojmë kudo” shkroi Osmani në Facebook.

Në Istog, Osmani me LDK-në morën 5,918 vota./IndeksOnline/