Finalizohet tenderi për çorape termike dhe pizhame dimri për zyrtarët policorë
Policia e Kosovës ka përmbyllur procedurën e prokurimit për furnizimin me çorape termike për zyrtarët policorë, duke i dhënë kontratën kompanisë “Empreus” SH.P.K.
Vlera e kontratës është 31,920 euro, raporton IndeksOnline.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Lotin 2 të aktivitetit të prokurimit “Furnizim me pizhame dimri dhe çorapë për zyrtarët policorë”, i cili parasheh furnizimin me çorape termike për nevojat e Policisë së Kosovës.
Kontrata është dhënë më 1 qershor, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për datën 12 qershor.
Në këtë tender kanë konkurruar gjithsej nëntë operatorë ekonomikë.
Procedura e prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, me kriter përzgjedhës çmimin më të ulët – rëndom si herat e tjera.
Aktiviteti i përgjithshëm i prokurimit për furnizim me pizhame dimri dhe çorape për zyrtarët policorë kishte një vlerë të parashikuar prej 333 mijë eurosh dhe është organizuar si marrëveshje kornizë me kohëzgjatje prej 36 muajsh.
Më poshtë detaje nga aktiviteti i prokurimit:

