Zëdhënësi i Aleancës: Ideja e sanksionimit të debatit publik i takon epokave komuniste
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas përpjekjeve të KPM-së për mbylljen e emisionit “Debat Plus”, duke e cilësuar një veprim të papranueshëm dhe të rrezikshëm për demokracinë dhe debatin publik në Kosovë.
Përmes profilit të tij në Facebook, Xhemaili ka thënë se ideja e sanksionimit të debatit publik e politik i përket mendësive komuniste dhe nuk ka vend në një shoqëri demokratike.
“Ideja e sanksionimit të debatit publik e politik i takon epokave staliniste dhe, si e tillë, do të dështojë në Kosovë, sot e përgjithmonë”, ka deklaruar Xhemaili.
Ai ka shprehur mbështetje për gazetarin dhe moderatorin Ermal Panduri si dhe për emisionin Debat Plus, duke theksuar se tentativat për të heshtur zërat kritikë janë të papranueshme. “Forca, Ermal! Forca, Debat Plus!”, përfundon reagimi i zëdhënësit të Aleancës.

