75 Mall Live Search
22:22 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / S Z

Elezi: Nesër fillon procesi i numërimit nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njofton se nesër (e enjte, 11 qershor 2026, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), fillon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësitë diplomatike.

“Nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81% e tyre apo 22,414”, tha ai.

Ndryshe Elezi gjatë ditës ka bërë të ditur se ka përfunduar verifikimi dhe numërimi në 22 QKN dhe se janë procesuar 71.65% e vendvotimeve.

 “Deri më tani (e mërkurë, 10 qershor 2026, ora 16:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 22 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 1,788 nga 2,498 vendvotime apo 71.65%”, ka thënë Elezi.