75 Mall Live Search
22:58 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / S Z

Specializantët dhe specialistët e Biokimisë Klinike protestojnë nesër

Specializantët dhe specialistët e Biokimisë Klinike kanë njoftuar organizimin e një proteste kundër ndryshimeve të bëra në Udhëzimin Administrativ 02/2026, të nënshkruar nga Ministri i Shëndetësisë më 20 maj 2026.

Sipas organizatorëve, ndryshimet në këtë udhëzim administrativ mundësojnë që farmacistët të ndjekin specializimin në Biokimi Klinike, vendim që ata e konsiderojnë të papranueshëm dhe në kundërshtim me standardet profesionale e akademike të kësaj fushe.

Në reagimin e tyre, specializantët dhe specialistët e Biokimisë Klinike shprehen se gjatë procesit të dëgjimit publik për specializimet e farmacistëve, Biokimia Klinike nuk ishte përfshirë në propozimet fillestare, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përfshirjes së saj në versionin përfundimtar të udhëzimit.

Protesta do të mbahet më 11 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.