75 Mall Live Search
07:42 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / MSH1

Prishtina me një sërë aktivitetesh për Ditën e Çlirimit

Në Prishtinë sot shënohet Dita e Çlirimit.

Në 27-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, Komuna ka planifikuar një sërë aktivitetesh, raporton IndeksOnline.

Agjenda është si në vijim:

10:00 Homazhe dhe nderime pranë varrezave të Dëshmorëve (Lagjja Velania);

10:30 Nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti (Sheshi “Zahir Pajaziti”);

11:00   Seanca solemne me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës (Salla e Kuvendit Komunal);

12:00 Marshi i UÇK-së. Marshi organizohet nga ish-pjesëtarët e UÇK-së të veshur me uniforma të UÇK-së (Sheshi “Zahir Pajaziti” – Sheshi “Skënderbeu”);

18:00 Ndeshja e Yjeve – Miqtë e futbollit (Stadiumi “Fadil Vokrri”);

18:30 Koncert festiv me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës (Sheshi “Skënderbeu”).