75 Mall Live Search
12:16 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / G T

FIFA me ndryshime interesante dhe të rëndësishme në rregullat e transferimeve

FIFA pritet të zbatojë ndryshime të rëndësishme në rregullat e transferimeve duke filluar nga viti i ardhshëm, në një lëvizje që mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si funksionon tregu i futbollit ndërkombëtar.

Sipas informacioneve të publikuara, futbollistët që kanë një pagë fikse vjetore nën 150 mijë euro do të kenë të drejtën të përfitojnë 5 për qind të shumës së transferimit të tyre, shkruan Indeksonline

Megjithatë, lojtarët do të mund të heqin dorë vullnetarisht nga kjo e drejtë nëse dëshirojnë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me klauzolat e lirimit. FIFA synon që nga viti i ardhshëm klauzolat e largimit të jenë të detyrueshme në të gjitha kontratat e futbollistëve profesionistë.

Nëse këto masa hyjnë në fuqi, ato do të ndryshojnë ndjeshëm marrëdhëniet kontraktuale mes klubeve dhe lojtarëve, duke u dhënë futbollistëve më shumë përfitime financiare dhe qartësi në rastet e transferimeve./Indeksonline/