Numërohen 92% e votave, këta janë kandidatët me më së paku vota
Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po shkon drejt fundit pasi tashmë janë procesuar 92% e vota.
Por kush janë disa nga kandidatët e partive politike që kanë më së paku vota?
Nga Lëvizja Vetëvendosje, deri tash dy më pak të votuarit janë Feim Tahirsylaj me 2 mijë e 529 vota, dhe Arijeta Ajeti me 1,962 Vota.
Te Partia Demokratike të Kosovës më së paku vota kanë tubuar, Shaqir Hetemi me 731 Vota , dhe Ilir Peci me 652 Vota.
Nga kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anduena Mekuli me 632 Vota dhe Albana Bunjaku me 521 Vota
Ndërsa, nga Aleanca, më së paku vota deri tash kanë marrë Agron Polluzha me 250 vota dhe Argjenta Berbatovci me 141 vota./Indeksonline/

