Një person mbeti i plagosur pas të shtënave brenda një lokali në Lipjan, policia jep detaje
Një persona ka mbetur i plagosur në orët e mbrëmjes pas të shtënave me armë në një lokal në Lipjan.
Lajmi për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.
“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në një lokal në Lipjan.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se personi i plagosur i gjinisë mashkull është duke u dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje. /IndeksOnline/

