75 Mall Live Search
09:24 / E Premte, 12 Qershor 2026 / P M

Gjermania e vazhdon misionin në KFOR

Ushtarët gjermanë vazhdojnë pjesëmarrjen në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Kështu u vendos në leximin e dytë në Parlamentin gjerman (Bundestag), i cili ka vendosur të vazhdojë kontributin e Gjermanisë në këtë mision.

Sipas njoftimit të Bundestagut, “ky është misioni më jetëgjatë jashtë vendit që ka pasur ndonjëherë Bundeswehr-i”.