Ambasada amerikane kujton 27 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Sot shënohen 27 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë, një moment historik që konsiderohet si pikë kthese për vendin dhe rajonin.
Me këtë rast, është vlerësuar roli i aleancës veri-atlantike në krijimin e kushteve për paqe, siguri dhe stabilitet pas përfundimit të luftës në Kosovë nga ana e Ambasadës Amerikane në Kosovë.
“Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.
Hyrja e trupave të NATO-s më 12 qershor 1999 shënoi fundin e konfliktit dhe fillimin e një periudhe të re për Kosovën, duke hapur rrugën për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e sigurisë në vend.

