Kapen me thika në Mitrovicë, katër persona përfundojnë në polici
Katër persona janë shoqëruar për intervistim nga policia në katër raste të ndara në Mitrovicë, pasi gjatë kontrollit tek ta janë gjetur dhe konfiskuar mjete të mprehta – thika.
Sipas raportit të policisë, rastet kanë ndodhur më 11 qershor 2026 në qytetin e Mitrovicës dhe janë iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
“MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS
Mitrovicë / 11.06.2026 – Në katër raste të ndara në qytetin e Mitrovicës, janë shoqëruar për intervistim katër persona dhe janë konfiskuar katër mjete të mprehta-thika të cilat ishin gjetur në trupin e personave. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

