75 Mall Live Search
17:21 / E Premte, 12 Qershor 2026 / F.R

Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, vetura përplas për vdekje një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku makina ka përplasur për vdekje një fëmijë.

Një mjet përplas një fëmijë që ka qenë në rrugë duke ecur, ndërsa mësohet se fëmija ka ndërruar jetë.

Siç raporton topchannel, nga informacionet paraprake, fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna, por goditja ka qenë fatale. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.