75 Mall Live Search
18:11 / E Premte, 12 Qershor 2026 / MSH1

Çfarë i tha deputeti i AfD ambasadorit Faruk Ajeti, në seancën e djeshme parlamentare?

Deputeti i AfD-së, Kurt Kleinschmidt, gjatë seancës plenare në Bundestag foli me tone respektuese për Kosovën dhe iu drejtua drejtpërdrejt ambasadorit të Kosovës, Faruk Ajeti, i cili ishte i pranishëm si mysafir nderi.

Ai ndau edhe përvojën e tij personale si pjesëtar i KFOR-it në Kosovë, duke kujtuar se kishte shërbyer për më shumë se dy vjet në vend:

“I nderuar zoti kryetar! Zoti ambasador! Zonja dhe zotërinj! Para se të filloj fjalën time, dëshiroj të them disa fjalë për ju, zotëri ambasador (Ajeti).

Kam shërbyer në kuadër të KFOR-it për më shumë se dy vjet në vendin tuaj. Kam njohur shumë miq atje dhe kam kujtime shumë të mira nga shërbimi im në Kosovë” tha Kleinschmidt, për të vijuar me fjalën e tij.