75 Mall Live Search
18:13 / E Premte, 12 Qershor 2026 / Gj Sh

Barcelona nis procedura ligjore ndaj Florentino Perez për shpifje

Barcelona ka njoftuar se ka ndërmarrë hapa ligjorë kundër presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, pas deklaratave të bëra prej tij në një konferencë për shtyp më 12 maj dhe në një intervistë të dhënë një ditë më vonë.

Sipas klubit katalanas, është paraqitur kërkesa e detyrueshme për pajtim paraprak, procedurë që paraprin ngritjen e një kallëzimi penal për veprën e shpifjes, të parashikuar në nenin 205 të Kodit Penal, shkruan IndeksOnline.

Në komunikatën zyrtare, Barcelona thekson se synon të kërkojë tërheqjen e disa deklaratave të Pérez, të cilat, sipas klubit, janë bërë me dijeni për pavërtetësinë e tyre dhe cenojnë imazhin dhe reputacionin e FC Barcelonës.

“Qëllimi i kësaj kërkese është që z. Pérez të tërheqë deklaratat shpifëse dhe ofenduese ndaj klubit”, thuhet në njoftim.

Klubi paralajmëron se, në rast se kërkesa nuk merr përgjigjen e duhur ose nuk çon në një zgjidhje, do të procedojë me ngritjen e kallëzimit penal përkatës ndaj presidentit të Real Madridit.

Ky zhvillim shënon një përshkallëzim të ri të tensioneve institucionale mes dy klubeve më të mëdha të futbollit spanjoll, të cilat prej kohësh kanë pasur përplasje në çështje të ndryshme sportive dhe administrative./IndeksOnline/