75 Mall Live Search
23:28 / E Premte, 12 Qershor 2026 / Gj Sh

As deputet e as trajner, Malisheva ndan rrugët me Bylbyl Sokolin

Malisheva ka ndarë rrugët me trajnerin Bylybyl Sokoli.

Skudara e Malishevës ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme, pasi analizuan rezultatet e arritura gjatë këtij sezoni, kanë vendosur që bashkëpunimi të përfundoj në këtë fazë, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë që Malisheva përfundoi si nënkampion i Kosovës dhe siguroi kualifikimin në play-off të Conference League.

”Pas takimit dhe analizës së detajuar të kampionatit ndërmjet Kryetrajnerit Bylbyl Sokoli dhe drejtuesve të KF Malisheva, u analizuan rezultatet e arritura gjatë sezonit.

Në përfundim të takimit, me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, u dakordua që bashkëpunimi ndërmjet Kryetrajnerit Sokoli dhe KF Malishevës të përfundojë në këtë fazë.

Klubi falënderon trajnerin Sokoli për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, ndërsa trajneri shpreh mirënjohjen e tij për besimin, mbështetjen dhe korrektësinë e treguar nga klubi gjatë kësaj kohe.

KF Malisheva dhe Bylbyl Sokoli ndahen në frymë respekti dhe vlerësimi të ndërsjellë, duke i uruar njëri-tjetrit shumë suksese në vazhdim të rrugëtimit sportiv dhe profesional.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/