Arsenali afër transferimit të futbollistit grek
Arsenal ka shfaqur interes për anësorin e Club Brugge, Christos Tzolis.
Sipas raportimeve, klubi londinez po shqyrton mundësinë e transferimit të 24-vjeçarit gjatë kësaj vere, shkruan IndeksOnline.
David Ornstein bën të ditur se Club Brugge mund ta lejojë largimin e lojtarit grek, nëse pranon një ofertë për rreth 40 milionë euro.
Tzolis ka impresionuar me paraqitjet e tij në sezonin e fundit dhe është një nga emrat që Arsenal po ndjek për të përforcuar sulmin.
Ende nuk ka një ofertë zyrtare, por interesimi i “Topçinjve” është konkret./IndeksOnline/

