75 Mall Live Search
15:19 / E Shtunë, 13 Qershor 2026 / A

Rita Ora mbështet Bebe Rexhën pas publikimit të albumit “Dirty Blonde”

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar edhe një herë mbështetjen e saj për mikeshën dhe kolegen Bebe Rexha, vetëm pak orë pasi kjo e fundit publikoi albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”.

Rexha lansoi të premten albumin e katërt në karrierën e saj muzikore, një projekt që ka një rëndësi të veçantë për artisten, pasi është albumi i parë që ajo publikon si artiste e pavarur, pas përfundimit të bashkëpunimit me shtëpinë e saj të mëparshme diskografike.

Duke qenë se periudha e publikimit të një albumi është ndër më të rëndësishmet për çdo artist, Rita Ora nuk e kurseu përkrahjen për bashkëkombësen e saj.

Këngëtarja ndau në InstaStory kopertinën e albumit “Dirty Blonde”, duke i ftuar miliona ndjekësit e saj që të dëgjojnë projektin më të ri muzikor të Bebe Rexhës.

Ky gjest u prit me entuziazëm nga fansat e të dy artisteve, të cilët prej vitesh kanë ndjekur miqësinë dhe raportin e afërt mes dy yjeve shqiptare që kanë ndërtuar karrierë të suksesshme në industrinë ndërkombëtare të muzikës.

Miqësia mes Rita Orës dhe Bebe Rexhës daton prej shumë vitesh. Dy artistet kanë mbështetur vazhdimisht njëra-tjetrën në projektet muzikore dhe paraqitjet publike, duke dëshmuar se përtej suksesit individual, ato ruajnë një raport të fortë miqësor.

Rita Ora praises Bebe Rexha for launching Women in Harmony: 'I've never  been a part of something this strong' | London Evening Standard | The  Standard

Madje, ato kanë bashkuar forcat edhe në muzikë. Rita Ora dhe Bebe Rexha ishin pjesë e këngës së njohur “Girls”, së bashku me Cardi B dhe Charli XCX, një projekt që bëri bujë në mbarë botën pas publikimit.

Ndërkohë, “Dirty Blonde” po shënon fillimin e një kapitulli të ri për Bebe Rexhën. Albumi përmban 13 këngë dhe sjell një kombinim të tingujve dance-pop, elektronikë dhe rrëfimeve personale të artistes.

Mes këngëve më të komentuara të projektit është “New Religion”, bashkëpunimi me grupin legjendar Faithless, ndërsa pjesë e albumit është edhe “Sad Girls”, dueti i saj më i ri me DJ-in dhe producentin francez David Guetta, transmeton telegraf.

Me mbështetjen e Rita Orës dhe reagimet pozitive të fansave, “Dirty Blonde” duket se ka nisur fuqishëm rrugëtimin e tij në tregun muzikor ndërkombëtar.