Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
Vazhdojnë dhe sot ndeshjet e Kampionatit Botëror.
Tani është radha për dy gjigantët evropianë, Gjermania dhe Holanda të cilat nisin sot aventurën e tyre.
“Die Mannschaft” do të përballet me kombëtaren debutuese, Curaçaon ndërsa Holanda luan ndaj Japonisë.
Gjermani-Curaçao do të zhvillohet në orën 18:00, në Houston dhe Holandë-Japoni në orën 22:00, në Arlington./IndeksOnline/

