Gëzohet Franca, Saliba rikthehet nga lëndimi
Franca mori një lajm tejet të mirë para ndeshjes së tyre të parë në Botëror.
Shkak bëhet William Saliba, i cili është rikthyer nga lëndimi dhe po stërvitet me “Les Bleus”.
Nuk dihet ende se a do të startojë ndaj Senegalit apo dhe të aktivizohet në pjesë të dytë, mirëpo padyshim që rikthimi i tij është një shtysë për mbrojtjen franceze.
Franca luan ndaj Senegalit të martën në “MetLife Stadium”./IndeksOnline/

