Sinan Vllasaliu falënderon ekipin mjekësor pas operimit: Mirënjohje për kujdesin dhe profesionalizmin
Sinan Vllasaliu ka shprehur mirënjohje publike për ekipin mjekësor dhe stafin shëndetësor që u kujdesën për të gjatë operimit.
Në një mesazh të ndarë me publikun, artisti falënderoi mjekët për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e treguar gjatë gjithë procesit të operacionit, shkruan Indeksonline.
Ai theksoi se ndihet thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe trajtimin e marrë nga ekipi mjekësor.
“Me shumë mirënjohje dhe falënderime të sinqerta për ekipin e mrekullueshëm të mjekëve dhe stafit që u kujdesën për mua gjatë operacionit tim. Faleminderit për profesionalizmin, kujdesin dhe përkushtimin tuaj. Mirënjohës përherë për gjithçka që keni bërë për mua,” u shpreh ai në reagimin e tij.
Postimi i tij është pritur me urime dhe mesazhe mbështetjeje nga fansat dhe ndjekësit./Indeksonline/

