75 Mall Live Search
18:41 / E Diele, 14 Qershor 2026 / G T

Tahith Chong, i vetmi futbollist i lindur në Curaçao, gati për debutimin historik në Kupën e Botës ndaj Gjermanisë

Kombëtarja e Curaçaos do të shkruajë histori sonte në Kupën e Botës 2026, kur do të përballet me Gjermaninë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, e cila nis nga ora 19:00.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr sulmuesi Tahith Chong, i cili është gati të bëjë debutimin e tij në një Kampionat Botëror. Interesant është fakti se 26-vjeçari është i vetmi futbollist në përbërjen prej 26 lojtarësh të Curaçaos që ka lindur në vetë ishullin karaibik, shkruan Indeksonline

Pjesa tjetër e ekipit përbëhet nga lojtarë të lindur kryesisht në Holandë dhe vende të tjera, duke reflektuar lidhjet e forta të Curaçaos me diasporën e saj.

Pavarësisht se konsiderohet favorite absolute, Gjermania pritet të përballet me një skuadër entuziaste dhe të motivuar, e cila po jeton momentin më të madh në historinë e futbollit të saj./Indeksonline/