75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 14 Qershor 2026 / AR

Brikena “ngacmon” ndjekësit: A me hap sezonin e dasmave sonte?

Ish-banorja e “BBVA”, Brikena Selmani ka qenë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka ndarë një Instastory që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Në story-n e publikuar, ajo ka ngritur një pyetje për ndjekësit duke shkruar:
“A me hap sonte sezonin e dasmav?? Se mkeni ispiru me u vesh fuqishem!”, shkruan Indeksonline.

Postimi i saj ka qenë në formë interaktive, duke kërkuar mendimin e ndjekësve nëse është momenti i duhur për të nisur sezonin e dasmave dhe për t’u përgatitur për eventet festive të verës..

Postimet e saj shpesh karakterizohen nga ndërveprim i drejtpërdrejtë me publikun, ku ajo ndan pyetje, opinione dhe momente nga përditshmëria e saj, duke mbajtur një komunikim aktiv me ndjekësit./Indeksonline/