75 Mall Live Search
09:41 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / KV

Dy viktima nga aksidentet e trafikut në 24 orët e fundit, mbi 1,700 gjoba të shqiptuara

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të trafikut, ndërsa 23 aksidente me të lënduar dhe 14 me dëme materiale janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën rreth orës 12:40 në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një shofer dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka shkaktuar aksident.

Si pasojë e përplasjes, një pasagjere ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku, ndërsa shoferi i lënduar po trajtohet në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq, një rast tjetër me fatalitet është raportuar në Gjilan, ku më 14 qershor ka ndërruar jetë një person që po trajtohej nga lëndimet e marra në një aksident trafiku të ndodhur më 2 maj të këtij viti. Për rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 39 aksidente trafiku, prej tyre 2 me fatalitet, 23 me persona të lënduar dhe 14 me dëme materiale.

Po ashtu, njësitet policore kanë shqiptuar 1,737 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion./IndeksOnline/