75 Mall Live Search
10:12 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / OSH

Klubi nga Vitomirica del me reagim për dhunën në fushë, thonë se policët Hamzic neutralizuan një person me thikë

Skuadra e Beharit nga Vitomirica ka dalur me reagim lidhur me dhunën e regjistruar të shtunën ne stadiumin e tyre. Në reagim thuhet se dy persona me emrin Nikqi kanë hyrë në fushë me thikë dhe se reagimi i vëllezërve Hamzic ka bërë që të eliminohet më e keqja.

“Atë ditë u zhvilluan ndeshjet e kategorive të reja U9, U10 dhe U13. Aktiviteti sportiv po zhvillohej në mënyrën më të mirë deri në momentin kur dy persona me mbiemrin Nikqi hynë në fushë pa autorizim, në prani të rreth 150 fëmijëve të moshës 7 deri në 13 vjeç dhe prindërve të tyre.
Gjatë këtij incidenti ndodhi një sulm fizik ndaj trajnerit të FK “Behar”. Sipas njohurive të klubit, gjatë përplasjes është përdorur edhe një thikë, duke rrezikuar sigurinë e trajnerit, të fëmijëve të pranishëm dhe të gjithë pjesëmarrësve në aktivitet.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë që ndodheshin në stadium, u parandaluan pasoja më të rënda dhe u garantua siguria e të gjithë të pranishmëve.
Drejtoria e FK “Behar” shpreh keqardhje për skenat e pakëndshme që u panë nga fëmijët e të dy ekipeve dhe prindërit e tyre, dhe njëkohësisht u kërkon falje të sinqertë të gjithë të pranishmëve.
Ne konsiderojmë se dhuna nuk ka vend në fushat sportive, e veçanërisht jo në aktivitetet e organizuara për fëmijë dhe të rinj” thuhet në reagim./Indeksonline/