75 Mall Live Search
13:12 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / P M

Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup

Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup. Në orët e mesditës është hedhur koktel molotovi përpara objektit të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup.

Siç mund të shihet edhe në fotografitë e siguruara nga Alsat, zjarri ka kapur dy vetura të Ambasadës. Në terren kanë intervenuar dalë ekipet e zjarrfikësve, ndërsa shihen të pranishëm edhe zyrtarë policorë.

Burimet për Alsat theksojmë se incidenti është shkaktuar nga një kalimtar rasti i cili ka lyer veturat me lëndë të djegshme dhe pastaj ka hedhur shishen me molotov./Alsat/