Ballkani dënohet rëndë nga UEFA, rrezikojnë pezullimin nga garat evropiane
Ballkani ka marrë një goditje të madhe nga UEFA.
Kjo vjen për shkak të vonimeve në borxhe, duke rrezikuar kështu edhe pjesëmarrjen në garat evropiane për dy sezonet e ardhshme.
Dënimi shkon në vlerë prej 200 mijë eurosh.
Përveç Ballkanit, edhe CFR Cluj është gjobitur me 200 mijë euro, Buduçnost Podgorica me 95 mijë euro, Ordabasi Shymkent me 75 mijë euro, FK Sarajevo me 20 mijë euro dhe Athletic Bilbao me 10 mijë euro./IndeksOnline/

