75 Mall Live Search
21:31 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / B XH

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit është “plotësisht e nënshkruar”, raporton BBC.

Ceremonia zyrtare e nënshkrimit ndërkohë pritet të mbahet në Gjenevë të Zvicrës, të premten.

Trumpi njoftoi për nënshkrimin e marrëveshjes gjatë takimit me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Francë.

“Jam shumë i lumtur të them se është nënshkruar, marrëveshja është plotësisht e nënshkruar”, tha Trump.

Deklaratat e Trumpit erdhën pasi zyrtarë të lartë të administratës thanë se memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua në mënyrë elektronike nga Trump, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.