Vozinha i emocionuar pas barazimit me Spanjën: Prita dhe ëndërrova tërë jetën time për këtë moment
Portieri i Cape Verdes, Vozinha është shndërruar në njeriun e momentit në këtë Kampionat Botëror.
Super paraqitja e tij ndaj kampionëve të Evropës, Spanjës i dha pikën historike në debutimin e tyre në këtë turne, ku u shpall edhe “Man of the Match”.
Në një intervistë pas ndeshjes, ai u emocionua duke thënë se kishte pritur tërë jetën e tij për këtë moment.
Cape Verde, ndeshjen e radhës do ta ketë ndaj Uruguajit e cila luhet më 22 qershor./IndeksOnline/

