75 Mall Live Search
22:37 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / L A

Rikthehet Pollozhani, merr drejtimin e Shkëndijës së Tetovës

Artim Pollozhani është bërë me skuadër të re.

Ish-futbollisti, u zyrtarizua te Shkëndija e Tetovës klub në të cilin kishte kaluar kohë edhe si lojtar.

Ai zëvëndësoi Jeton Beqirin, i cili u largua pas përfundimit të sezonit.

Pollozhani, ka menaxhuar edhe skuadra në Superligën e Kosovës, ku ishte pjesë e Ballkanit fillimisht si asistent i Ilir Dajës dhe më pas si trajner për një periudhë të shkurtë.

Së fundmi ai ishte pjesë e Flamurtarit në kampionatin shqiptar./IndeksOnline/