Marrëveshja ShBA-Iran mund të publikohet para të premtes, thotë Vance
Presidenti Donald Trump mund të publikojë një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund luftës me Iranin para të premtes, tha zëvendëspresidenti i ShBA-së JD Vance, pasi i pari i Amerikës tha se marrëveshja ishte nënshkruar tashmë.
Vance e ka përshkruar memorandumin e mirëkuptimit (MOU) midis ShBA-së dhe Iranit si “rreth një faqe e gjysmë” dhe një dokument “shumë të përgjithshëm”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarë të lartë amerikanë kanë filluar gjithashtu të japin disa detaje rreth marrëveshjes, duke informuar se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet të premten – të njëjtën ditë kur marrëveshja nënshkruhet zyrtarisht në Gjenevë.
Kjo vjen ndërsa Trump merr pjesë në samitin e G7 në Francë, i cili sot do të presë një seancë të veçantë rreth Iranit, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e Egjiptit, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

