75 Mall Live Search
08:21 / E Martë, 16 Qershor 2026 / AR

“Pas çdo numri është një familje”, Gërxhaliu: Zhvillimi ekonomik është edhe çështje morale

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se ekonomia nuk është vetëm numër, rritje, deficit, buxhet apo investime.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se pas secilit numër është një familje, një i ri që vendos a me ndejt apo me ik, një biznes që vendos a me investu apo me u ndal.

“Kjo është arsyeja pse zhvillimi ekonomik është edhe çështje morale. Sepse tregon sa seriozisht e marrim jetën e qytetarit dhe të ardhmen e vendit. Na duhet pjekuri me e kthy potencialin në projekt kombëtar. Na duhet me vendos ekonominë mbi zhurmën, punën mbi propagandën, institucionin mbi individin dhe të ardhmen mbi momentin”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

“Në fund, ekonomia nuk është vetëm numër. Nuk është vetëm rritje, deficit, buxhet apo investime. Pas secilit numër është një familje, një i ri që vendos a me ndejt apo me ik, një biznes që vendos a me investu apo me u ndal, një punëtor që kërkon dinjitet, një emigrant që pyet a ia vlen me kthy kapitalin dhe dijen në vendin e vet.

Kjo është arsyeja pse zhvillimi ekonomik është edhe çështje morale. Sepse tregon sa seriozisht e marrim jetën e qytetarit dhe të ardhmen e vendit. Na duhet pjekuri me e kthy potencialin në projekt kombëtar. Na duhet me vendos ekonominë mbi zhurmën, punën mbi propagandën, institucionin mbi individin dhe të ardhmen mbi momentin.

Nëse arrijmë këtë, atëherë politika nuk do të jetë vetëm burim lodhjeje dhe ndarjeje. Do të bëhet mjet për ndërtim.”!