75 Mall Live Search
11:11 / E Martë, 16 Qershor 2026 / L A

Rudiger mbetet te Reali, nënshkruan kontratën e re

Antonio Rudiger ka vendosur të qëndrojë te Real Madridi.

Lëvizje kjo e cila ishte e pritshme nga mbrojtësi gjerman, ku vendosi të vazhdojë kontratën e tij.

Kontrata e re e Rudigerit do të zgjasë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ashtu siç ka vepruar me lojtarët mbi 30-vjeç.

Rudiger, këtë sezon bëri 26 paraqitje me Realin ku shënoi vetëm 1 gol./IndeksOnline/