Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’
Me datën 13.06.2026, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar një rast i veprës penale ‘vjedhje e rëndë mbetur në tentativë’.
Reagimi i shpejtë i njësive policore ka rezultuar që të lokalizohen dhe të arrestohen katër të dyshuar në një punishte në hekurudhë.
Personave të dyshuar u janë konfiskuar disa bidonë dhe një gyp plastik, me të cilët kishin tentuar nxjerrjen e naftës nga një ekskavator, ku më parë me forcë e kishin hapur kapakun e rezervuarit.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj katër të dyshuarve, shtetas të Republikës së Kosovës, është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ku iu është iniciuar rasti për veprën penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’.

