Mot i ndryshueshëm: Diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të luhaten mes 10 dhe 13°C.
Ndërkaq, temperaturat maksimale nga 25 deri në 29 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, 1–5 m/s.

