Policia ndan detaje mbi të shtënat me armë në Çagllavicë
IndeksOnline raportoi sot ekskluzivisht për një incident me armë në Çagllavicë, ku mbeti i plagosur një person.
Burime të IndeksOnline pohojnë se bëhet fjalë për shkëmbim të shtënash ndërmjet dy grupeve.
Një veturë e tipit Mercedes G Class dyshohet të ketë thyer murin e një shtëpie, duke tentuar të ikë nga vendi ku ndodhi situate kritike.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana.
“Mbrëmë rreth orës 23:30, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Feriz Guri”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore” deklaroi Pllana./IndeksOnline/

