75 Mall Live Search
10:25 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / Gj Sh

“El Matador” rrëzohet! UFC publikon renditjen e re

Luftëtari spanjoll, Ilia Topuria e ka kushtuar shtrenjtë humbja nga Justin Gaethje.

Topuria regjistroi humbjen e parë në karrierë, derisa ka humbur edhe vendin e parë në renditjen e UFC-së, shkruan IndeksOnline.

Ai ka humbur plotë katër pozita, duke u renditur në vendin e pestë.

Islam Makhachev rikthehet në vendin e parë, me një bilanc prej 28 fitore dhe vetëm një humbje.

Alexander Volkanovski renditet i dyti, Petr Yan në vendin e tretë, derisa Justin Gaethje pas fitores ndaj Ilia Topuria, renditet i katërti, para luftëtarit spanjoll./IndeksOnline/