75 Mall Live Search
15:16 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / H F

Tom Cruise dhe Elsina Khayrova ndezin sërish thashethemet për romancë!

Tom Cruise ka rikthyer vëmendjen e mediave rozë pas paraqitjes së tij së bashku me Elsina Khayrova në ceremoninë e inaugurimit të yllit të David Beckham në Hollywood Walk of Fame.

Dalja e tyre publike ka nxitur spekulime të reja se dyshja mund t’i ketë dhënë një tjetër shans marrëdhënies së tyre, e cila u përfol gjerësisht në fillim të vitit 2024 përpara se raportimet të flisnin për një ndarje miqësore.

Aktori hollivudian u shfaq elegant me një kostum ngjyrë vishnje të errët, ndërsa Khayrova tërhoqi vëmendjen me një fustan blu. Mbërritja e tyre së bashku në një nga ngjarjet më të rëndësishme të javës në Hollywood u komentua gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.

Romanca mes Cruise dhe Khayrova u raportua për herë të parë në fund të vitit 2023, kur ata u panë së bashku në disa evente private në Londër. Megjithatë, disa muaj më vonë u raportua se marrëdhënia kishte përfunduar.

Deri më tani, as Tom Cruise dhe as Elsina Khayrova nuk kanë reaguar publikisht mbi natyrën e raportit të tyre, por paraqitja e fundit ka mjaftuar për të rikthyer zërat për një ribashkim romantik.