75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / Z S

Nis hetimi për një fletëvotim në QNR, dyshohet se ishte e fotokopjuar

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me një fletëvotim të dyshimtë të gjetur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas informacioneve fillestare, fletëvotimi i dyshuar, i cili raportohet se përmbante votë për Listën Serbe, dyshohet të ketë qenë fotokopje, duke ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor dhe fenomenin e njohur si “treni bullgar”.

Pas evidentimit të rastit, hetuesit kanë dalë në QNR dhe kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore, përfshirë marrjen e dëshmive dhe verifikimin e rrethanave të ngjarjes.

Koordinatorja Kombëtare për Zgjedhje, Laura Pula, e ka konfirmuar për Dukagjinin se hetimet kanë nisur, por deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse fletëvotimi i dyshimtë lidhet me votat me kusht apo me votat me postë.