Mirsa Kërçeli ndan momente të ëmbla familjare nga pushimet
Këngëtarja e shumë hiteve, Mirsa Kërçeli ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi të bukura familjare, ku shfaqet krah bashkëshortit dhe tre fëmijëve të tyre.
Pamjet, të realizuara pranë detit, reflektojnë atmosferën e ngrohtë dhe të lumtur që po shijon familja gjatë pushimeve, shkruan Indeksonline.

Krahas postimit, ajo ka shkruar: “A little family escape, a lot of beautiful memories 🤍🌊” (Një arratisje e vogël familjare, shumë kujtime të bukura).

Fotografitë janë mirëpritur nga ndjekësit e saj, të cilët kanë vlerësuar momentet e sinqerta familjare dhe pamjet e bukura nga pushimet./Indeksonline/

