75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / F.R

Policia bastis një kafiteri në Prizren, sekuestron armë zjarri

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren, ku gjatë një bastisjeje në një lokal-kafiteri ka sekuestruar një armë zjarri me municion.

Sipas njoftimit, më 17 qershor 2026, rreth orës 20:40, hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prizren, të asistuar nga njësitë policore të Stacionit Policor I në Prizren, kanë zbatuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Bastisja është kryer mbi dyshimet se pronarët e lokalit, dy vëllezër, mund të jenë të përfshirë në shpërndarje të substancave narkotike dhe mbajtje të armëve pa leje.

Gjatë kontrollit në lokal ka qenë i pranishëm i dyshuari D.P., 29 vjeç. Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit “SIG” së bashku me nëntë fishekë.

Megjithatë, gjatë bastisjes nuk janë gjetur substanca narkotike.

I dyshuari është intervistuar lidhur me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/