Apeli i GJKKO lë në burg ish-presidentin Ilir Meta
Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar një tjetër kërkesë të paraqitur nga Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.
Me vendimin e dhënë, siç shkruan Euronewsal, gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, duke mos pranuar argumentet e paraqitura nga mbrojtja e tij.
Meta kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë më të butë, por Apeli i GJKKO-së vlerësoi se kushtet që çuan në caktimin e “arrestit në burg” vijojnë të qëndrojnë.

