“Çdo ditë përballemi me humbjen e Gjyljetës”, vëllai i saj kërkon burgim të përjetshëm për Edmond Lajqin
Vëllai i Gjyljeta Ukellës, Shpati ka folur para Gjykatës Supreme në seancën ndaj Edmond Lajqit, i dënuar në shkallë të parë dhe të dytë me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Gjatë seancës, vëllai i Ukellës ka shprehur dhimbjen e vazhdueshme pas humbjes së motrës, duke kërkuar burgim të përjetëshëm për Edmond Lajçin.
“Pajtohem me avokaten. Kisha dashtë me i thanë dy fjalë sa i përket ankesës, sipas ankesës së avokatit të palës, ai koka i pafajshëm krejt. Në çdo sen e ka bë ashtu, kështu. Ne çdo ditë si familje përballemi me vdekjen e Gjyljetës. Çdo ditë i shohim tre fëmijët e saj t’u rritë te na, çdo ditë e vuajmë atë që ka ndodh”, tha Shpat Ukella.
Rasti lidhet me ngjarjen e 16 prillit 2024 në Pejë, ku sipas aktakuzës, Lajqi akuzohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

