75 Mall Live Search
12:02 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / F.R

Haxhiu thotë se nuk e ka parë thirrjen e SHBA-së për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deklaroi se nuk e ka parë thirrjen e bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila ka kërkuar përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan.

Duke folur për media, Haxhiu u përgjigj shkurtimisht kur u pyet për këtë çështje, duke thënë se nuk është në dijeni të thirrjes.

“Nuk e kam parë, nuk e kam parë”, deklaroi shkurtimisht ajo.