75 Mall Live Search
13:11 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / S Z

Zyrtare: Alban Dragusha merr drejtimin e FC Ferizajt!

FC Ferizaj ka zyrtarizuar emërimin e Alban Dragushës në postin e trajnerit të ri të skuadrës. Palët kanë arritur marrëveshje dhe Dragusha do të marrë drejtimin e ekipit në vazhdim.

Në njoftimin e FC Ferizajt thuhet se trajneri i ri  Alban Dragusha vjen në Ferizaj pas angazhimit të tij te FC Prishtina, duke sjellë me vete përvojë të rëndësishme, profesionalizëm dhe ambicie për të arritur rezultate pozitive me klubin.

Klubi i uron mirëseardhje Alban Dragushës dhe shumë suksese në krye të skuadrës.