Motiv për portierin viral, SHBA-ja i jep vizën nënës së Vozinhas
Udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Hakeem Jeffries, njoftoi se nënës së portierit të Cape Verde, Vozinha, i është dhënë viza për të hyrë në SHBA.
Viza iu dha tamam në kohë për ndeshjen e ardhshme të Kupës së Botës të djalit të saj 40-vjeçar, transmeton IndeksOnline.
Vozinha, i cili u shndërrua në sensacion pas pritjeve që iu bëri goditjeve të lojtarëve spanjollë, kishte thënë pas ndeshjes se nëna e tij nuk kishte mundur të siguronte një vizë amerikane për ta parë të luante.
“Nëna ime nuk mundi të vinte këtu për shkak të vizës. Paratë duhet t’i paguajmë. Nuk arritëm të vinim në kohë, dhe do të doja që ajo të ishte këtu”, tha Vozinha në lot, pas ndeshjes më Spanjën.
Cape Verde është ndër 50 shtetet, qytetarët e të cilave janë të detyruar të paguajnë një garanci deri në 15 mijë dollarë për vizë, për shkak të numrit të lartë të vizave që tejkalojnë afatin e qëndrimit.

