Klubi turk konfirmon marrëveshjen me Vedat Muriqin, pritet vetëm zyrtarizimi
Klubi turk ka njoftuar se ka arritur marrëveshje në parim për transferimin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.
Sipas njoftimit zyrtar, Muriqi do të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Stamboll, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe do të zhvillojë fazën e fundit të negociatave për kompletimin e transferimit.
Aeroplani që transporton reprezentuesin e Kosovës pritet të aterojë në Aeroportin Sabiha Gökçen International Airport në orën 21:00 sipas kohës lokale.
Me përfundimin e testeve mjekësore dhe procedurave të mbetura, pritet që transferimi i Muriqit të zyrtarizohet nga klubi në orët në vijim.

