75 Mall Live Search
18:26 / E Premte, 19 Qershor 2026 / Gj Sh

Ballkani nesër luan ndeshjen miqësore me kampionin e Shqipërisë

Ballkani po kalon fazë përgatitore në shtetin e Bullgarisë.

Skuadra nga Suhareka, ka njoftuar se nesër do të luaj një ndeshje miqësore kundër kampionit të Shqipërisë, KF Egnatia, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Bansko Arena” duke filluar nga ora 18:45 në orën tonë lokale.

Ballkani dhe Egnatia po qëndrojnë në Bullgari, ku po kryejnë fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri futbollistik./IndeksOnline/