75 Mall Live Search
09:25 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / F.R

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Gjatë gërmimeve në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, të premten janë hasur eshtra të një personi që dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës.

Policia ka dhënë detaje në raportin 24-orësh.

Vushtrri, 1998/1999. Me 19.06.2026 gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi  i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet e eshtrave  janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim”